Rooney: Tifozë, më falni!

26/11/2010 16:55

Wayne Rooney më në fund u ka kërkuar falje tifozëve të Manchester United… një muaj pai u urdhërua të bënte një gjë të tillë.

Sipas ‘The Sun’, trajneri i tij, Sir Alex Ferguson, i ka thënë në 22 tetor se duhej të kërkonte falje për kërcënimin me largim nga ekipi i “Djajve të Kuq” që sulmuesi anglez bëri para se të zgjaste kontratën disa ditë më vonë.

Megjithëse ka dhënë dy intervista televizive deri tani, Rooney nuk ka kërkuar asnjëherë falje.

Rooney tha: “Mendoj se i kam kërkuar falje tifozëve, por të gjithë thonë që nuk e kam bërë këtë gjë. Meqë gjërat janë kështu, atëherë po i kërkoj falje tifozëve tani.”

Rooney nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Manchester United dy ditë pasi kërcënoi se do largohej nga klubi nëse nuk do kishte investime të rëndësishme.

Bisedimet që sulmuesi bëri me trajnerin Ferguson, shefin ekzekutiv David Gill dhe me pronarët e klubit, Glazer, bënë që t’i ndërrohej mendja dhe të qëndronte tek United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA