Julio Cesar rrezikon Botërorin e Klubeve

26/11/2010 15:25

Duket më i rëndë se sa parashikohej dëmtimi i portierit të Interit Julio Cesar.

Portieri zikaltër u dëmtua më 29 tetor në ndeshjen që Inter fitoi ndaj Genoa dhe dyshohet se bëhet fjalë për një strapo në këmbën e djathtë.

Në rast se dyshimet konfirmohen, Julio Cesar do të mungojë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në Dubai nga 8-18 dhjetor.

Gjithsesi, klubi zikaltër është optimist dhe i bindur se dëmtimi i portierit brazilian nuk është aq i rëndë sa të pengojë prezencën e tij në Dubai.

Top Channel