Federer: Dua arin në Wimbledon

26/11/2010 18:10

Tenisti zviceran, Roger Federer, ëndërron fitoren e medaljes së artë në tenis në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.

“Në Olimpiadë, vëmendja përqendrohet në sporte si atletika ose noti dhe tenisi lihet pak pas dore, por në dy Olimpiadat e fundit kanë marrë pjesë tenistët më të mirë. Në Pekin, Nadal mori medaljen e artë në individuale ndërsa unë mora të artën në dyshe dhe kjo ishte e rëndësishme për tenisin dhe shpirtin olimpik”, u shpreh Federer në një intervistë për Reuters.

Ish-numri një i Botës, i cili ka mbajtur flamurin për Zvicrën në Lojërat Olimpike të Athinës dhe Pekinit, tha se për të është krenari përfaqësimi i shtetit: “Jam krenar që përfaqësoj Zvicrën dhe do ishte një ëndërr nëse do të fitoja një medalje të artë. E kam fituar një herë, por ta fitosh në Wimbledon do ishte e mrekullueshme. Londra është një vend i veçantë për të luajtur tenis.”

Top Channel