Moratti: Benitez nuk është në diskutim

25/11/2010 19:10

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, heq të gjitha dyshimet mbi të ardhmen e trajnerit Rafael Benitez në pankinën zikaltër.

“Benitez nuk ishte në dyshim më përpara dhe aq më pak tani”, është shprehur Moratti.

Më tej, ka shtuar: “Benitez është inteligjent dhe di si t’i përshtatet situatave të ndryshme.”

“Duhet të luajmë ndeshjet me më shumë vendosmëri në mënyrë që të grumbullojmë më shumë pikë në kampionat”, përfundoi Moratti.

Top Channel