Kambiaso shpëton Benitezin, kualifikon Interin

24/11/2010 22:45

Një gol i Kambiasos në minutën e 55 të takimit ndaj Tuentes, takim ky i vlefshëm për grupin A të Ligës së Kampioneve, i ka dhënë fitoren skuadrës së Interit dhe i ka rikthyer buzëqeshjen trajnerit Benitez.

Kampionët në fuqi e nisën mirë takimin. Në pjesën e parë patën disa raste të pastra për të kaluar në avantazh, por pasaktësia dhe mungesa e fatit bëri që ky 45 minutësh të mbyllej në barazim 0-0.

Me nisjen efraksionit të dytë të takimit, zikaltërit shtojnë presionin ndaj kampionëve holandezë, mbrojtja e të cilëve pëson një shpërfytyrim duke u çarë disa herë në qendër të saj. Pikërisht në një rast të tillë një gjuajtje e interistëve devijohet nga një lojtar holandez dhe topi përfundon në këmbët e Kambiasos i cili përballë portierit kundërshtar nuk gabon, gjuan diagonal me të majtën dhe shënon. Inter kalon fiton 1-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Totenham mposht Verder Bremenin me rezultatin e thellë 3-0. Golat për anglezët u shënua nga Kaboul në minutën e 6, Modriç në minutën e 45 dhe Krauç në të 79. Për të përmendur mbetet humbja e një 11 metërshi nga Bale në minutën e 54 të takimit.

Kreu i grupi A mbahet nga Totenhem me 10 pikë, po aq sa Interi me golevarazh më të dobët, në vendin e tretë Tuente me 5 dhe Verder Bremen me 2. Totenhem dhe Inter sigurojnë kalimin për në fazën e mëtejshme të Ligës së Kampioneve dhe e vetmja enigmë në këtë grup mbetet vendi i parë që do të vendoset nga ndeshjet e fundit të këtij grupi, ndësa Tuente dhe Verder do të diskutojnë mes tyre vendin e tretë që të çon në Ligën e Europës.

Hapoel Tel Aviv ka bërë surprizën teksa ka mundur 3-0 Benfikën në ndeshjet e grupi B. Po ka fitoi edhe Shalke ndaj Lionit. Këto rezultate kanë krijuar një situatë interesante në këtë grup. Grupi udhëhiqet nga Shalke me 10 pikë, ndjekur nga Lion me 9, Benfika 6 dhe Hapoel 4.

Një gol në minutën e 87 të takimit i ka dhënë fitoren 0-1 Manchester United në derbin britanik ndaj Rejnxhërsit të vlefshëm për grupin C. Ndërkohë që Valencia shkatërroi 6-1 turqit e Bursasporit. Grupi C udhëhiqet nga Manchester U. me 13 pikë, Valencia 10, Rangers 5 dhe Bursaspor 0.

Një dopietë e Pedros dhe një gol i Mesit i dhanë fitoren Barcelonës në transfertë ndaj Panathinaikosit në Greqi në ndeshjet e pesta të grupit D, ndërsa më herët Rubin Kazan mundi 1-0 Kobenhagenin. Grupi kryesohet nga Barcelona me 11 pikë që siguron edhe vendin e parë, ndjekur nga Kobenhagen me 7, Rubin Kazan, 6 dhe Panathinaikos 2.

Liga e Kampioneve rikthehet me e gjashta dhe të fundit në datat 7 dhe 8 dhjetor. Këto ndeshje do të plotësojnë panoramën e 16 skuadrave që do të vazhdojnë më tej dhe vendet e treta që do të hidhen në Ligën e Europës.

Top Channel