Del Bosque: Përjashtimet? Reali ka bërë mirë

24/11/2010 15:30

Në Spanjë po bën shumë bujë rasti i Real Madridit, ku Xabi Alonso e Sergio Ramos që kanë bërë çdo gjë për t’u ndëshkuar dhe si rrjedhojë përjashtuar, në mënyrë që të mos kenë probleme me paralajmërimet në takimin e ardhshëm të Champions League.

Vicente Del Bosque, trajneri i Spanjës, i mbështet zgjedhjet e Mourinho. “Kanë bërë shumë mirë atë që duhet të bënin”, është shprehur ai.

Dy futbollistët nuk do të jenë në ndeshjen kundër Auxerre (gara e fundit e grupit) dhe do të jenë në dispozicion të teknikut për fazën vendimtare.

“Ndoshta intrpretimi nuk ishte ideal. Nuk e di nëse është antisportiv, por nuk kanë dhënë asnjë goditje të rrezikshme. Duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe besoj se kanë vepruar mirë”, theksoi ai.

Top Channel