Peshëngritje, Shqipëria fiton dy medalje

23/11/2010 21:50

Shqipëria ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj.

Briken Calja ngriti 310 kg në total duke merituar shkallën më të lartë të podiumit.

Medaljen e argjendtë e fitoi Daniel Godelli, i cili gjithashtu ngriti 310 kg në total, por u rendit i dyti sepse kishte një peshë trupore më të madhe.

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj po zhvillohet në Limasol të Qipros.

Top Channel