“Vampiri” uruguajan i Ajax

22/11/2010 17:55

Sulmuesi i Ajax, Luis Suarez, ka kafshuar një lojtar kundërshtar gjatë ndeshjes Ajax-Psv.

Kamerat kanë filmuar sulmuesin duke kafshuar në qafë lojtarin e PSV Eindhoven, Otman Bakkal, gjatë ndeshjes që u luajt të shtunën e kaluar.

Arbitri nuk e pa këtë incident dhe Suarez nuk u ndëshkua, por Federata Hollandeze e Futbollit po heton ngjarjen dhe mund të marrë masa ndëshkuese për lojtarin uruguajan.

Nga ana e tij, Ajax ka ndëshkuar futbollistin me dy ndeshje kampionati pezullim për këtë episod dhe me një gjobë, shuma e së cilës nuk bëhet e ditur.

Top Channel