Veliaj, abetare për emigrantët

21/11/2010 18:10

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Athinë, kanë marrë në duart e tyre dhjetëra abetare, falë ndihmës së Erjon Veliajt dhe shoqërisë civile.

Për të tretën herë gjatë dy muajve të fundit,Veliaj shpërndau për fëmijët e shkollës shqipe në Athinë sasinë e rradhës së abetareve për të cilat ata kanë nevojë.

Sipas Veliaj, kjo është një prej nismave të tij për të qenë më pranë emigrantëve që jetojnë jashtë shtetit.

Sipas Veliaj, synimi është që tashmë emigrantët të mos ndjehen të braktisur prej atdheut të tyre.
 
Fëmijët shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollat e hapura enkas për ta në disa zona të Greqisë u shprehën të kënaqur duke falenderuar Veliajn për ndihmën që po i jep komunitetit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA