Flamurtari mund Dinamon

21/11/2010 17:10

Flamurtari ka mundur edhe në fazën e dytë kampionen e Shqipërisë në fuqi, Dinamon, këtë herë në Vlorë me rezultatin 3-1.

Një gol i shpejtë i Bajevskit ia bëri më të lehtë fitoren vlonjatëve të cilët dyfishuan rezultatin me Daniel Xhafën në fundin e pjesës së parë.

Edhe pse janë dinamovitët ata që sulmojnë në pjesën e dytë, goli shënohet nga vendasit, sërish me autor Xhafën.

Supergoli i Bakajt shërben vetëm për statistikë për skuadrën e Dinamos e cila pas humbjes së dytë rradhazi e sheh veten në vendin e 3, 5 pikë larg Flamurtarit kryesues.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ditën e djelë, Laçi ka mposhtur 1-0 Teutën falë golit të Marashit.

Java e 12 e Superligës do të mbyllet me ndeshjen e të hënës që do të luhet me Kastriotit dhe Shkumbinit.

Top Channel