Barca shkatërron 8-0 Almeiran

21/11/2010 08:45

E ekzagjeron Barcelona fitoren me Almerian në javën e 12-të të Primera Division, ku ka fituar 8-0.

Lajmi i vetëm i mirë me sa duket për kundërshtarët e katalanasve është fakti se pavarësisht numrit të golave 3 janë pikët që ata kanë humbur.

Vetëm në pjesën e parë skuadra e Guardiolës ka arritur të shënojë pesë gola, duke hapur serinë me gjeniun Mesi në minutën e 17-të për të vazhduar me Iniestën, me autogolin e Ariadelës, Pedron dhe sërish me Mesin.

Gjithcka ka ndodhur brenda 37 minutave të pjesës së parë. Në pjesën e dytë vazhdojnë sërish të jetë vetë Barcelona në fushën e lojës duke shënuar dhe tre gola të tjerë, dy me Bojan Kërkiç dhe një tjetër sërish me Mesin, i cili me këtë tripletë ngjitet në kuotën e 101 golave në kampionatin spanjoll, vetëm 6 më pak se ka shënuar Eto kur luante në La Liga.

Kjo ishte ndeshja e tij e 8-të radhazi që ylli argjentinas shënon të paktën një gol dhe vetëm në këtë sezon kur ka zhvilluar 47 ndeshje, ka arritur të shënojë 53 gola, shifra të denja për një marsian.

Kjo fitore e ngjit Barcelonën në kuotën e 31 pikëve pas 12 javësh kampionat sërish me një pikë larg Realit të Madridid.

Top Channel