Van Gaal: Schweinsteiger, të vendosë për të ardhmen

20/11/2010 15:50

Nëse Bastian Schweinsteiger nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 2012-n, Bajerni i Mynihut do bënte mirë që ta linte.

Kështu është shprehur për “Bild” tekniku gjerman Louis van Gaal.

“Bajerni është një ndërmarrje dhe klubet e mia kanë fituar shumë para”, është shprehur trajneri holandez.

Ndërkohë këtij reagimi i është përgjigjur drejtuesi sportiv i Bajernit, Christian Nerlinger.

“Van Gaal nuk duhet të mendojë të na pasurojë, por të vazhdojë të sjellë suksese”, tha ai.

Schweinsteiger duhet të vendosë për të ardhmen e tij në fillim të 2011-s.

Top Channel