Superliga, Tirana fiton me Elbasanin

20/11/2010 17:55

Tirana ka fituar 3-1 kundër Elbasanit në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa” të vlefshme për javën e 12 të Superligës.

Kryeqytetasit kanë qenë të parët që kanë kaluar në avantazh në minutën e 34 të takimit me anë të Pejiç, i cili ka dyfishuar rezultatin në minutën e 59.

Goli për miqtë u shënua nga Dalipi në minutën e 61, duke kthyer shpresat tek ekipi i Elbasanit, por ka qenë Morina që në minutën e 3 shtesë të ndeshjes ka vulosur rezultatin në 3-1.

Ndërkohë në ekipin tjetër të luajtur sot, atij mes Skënderbeut dhe Besës, korçarët kanë fituar bindshëm 4-0. Seria e golave është hapur me autogolin e Jakupit në mbyllje të pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën ka shënuar dy herë Bërkiç dhe një herë Joliç, për të fundosur skuadrën e Kavajës.

Pas takimeve të sotme, Tirana ngjitet në kuotën e 18 pikëve, Skënderbeu arrin Flamurtarin e vendit të parë në Superligë me 25 pikë, Elbasani mbetet në kuotën e 6 pikëve në fund të tabelës, ndërsa Besa me 8 pikë në parafund.

Top Channel