Inzaghi do të operohet në Barcelonë

20/11/2010 16:40

Pippo Inzaghi, pas dëmtimit të rëndë që i ka vënë në rrezik sezonin, do të operohet në Barcelonë.

Përgjegjësi shëndetësor i Milanit, doktor Gianluca Melegati ka bërë të ditur se futbollisti në ditët në vijim do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë.

Në marrëveshje me stafin mjekësor kuqezi, Inzaghi vendosi të operohet nga një ndër specialistët e gjurit, i njohur në të gjithë Evropën.

Top Channel