Bundesliga, Dortmund fiton në transfertë

20/11/2010 21:10

Borusia e Dortmundit ka fituar 2-1 në shtëpi të Freiburgut dhe zgjat hapin në krye të Bundesligës me 34 pikë.

Mainz e ndjek pas me shtatë pikë diferencë, falë fitores 3-2 në fushën e Moenchengladbach.

Humb terren Bajerni i Leverkusenit pas barazimit 1-1 me Bajernin e Mynihut.

Schalke shkatërron 4-0 Verder Bremen, Hanoveri kthehet i katërti duke mundur Hamburgun 3-2, Nurembergu humb me Kaiserslautern 1-3, Eintracht Frankfurt humbet në shtëpi me Hoffenheim 0-4.

Nesër do të luhen takimet Shtutgart-Colonia dhe St.Pauli-Wolfsburg.

Top Channel