
Edhe pse ka kaluar një javë, nga dita kur Shoqata e Arkitektëve ka dërguar në institucionet kryesore rezolutën për mosprishjen e godinës së Piramidës nuk ka patur asnjë reagim.
Kryetaret e Shoqates se Arkitekteve kane argumentuar se godina e Piramides, jo vetem ka vlera arkitekturore dhe urbanistike, por ka edhe nje vlere financiare qe shkon te pakten deri ne 20 milionë euro.
“Piramida eshte një aset shteteror, i cili në kohën kur u investua kishte nje vlere 30 milionë euro. Nëse do t’i heqim vlerat qe ia hoqi kjo qeveri nga keqmenaxhimi dhe keqperdorimi, vlera e atij aseti eshte 20 milione euro a me pak. Nuk eshte ideja per token e lire, per kursimin e parave, si thote kryeministri. Ndertesa e piramides permban edhe simbolike”, u shpreh arkitekti Artan Shkreli.
Edhe arkitekti tjetër Arben Bicoku thotë se vendimi për prishjen e piramidës është i gabuar. Megjithatë, sipas tij është qeveria që merr vendimin dhe po ajo që do të ketë edhe peshën e opinionit për vendimin e saj.
Arkitektet mendojne se ka tre variante, ku mund te ndertohet parlamenti. Sipas zotit Arben Bicoku, dy propozime jane per ne qender te Tiranes, dhe nje ne periferi, nje forme kjo per te zhvilluar qytetin
Sipas arkitekteve projekti fillestar, per ndertimin e salles se parlamentit ne godinen e kryesise, por edhe projekti per te ndertuar nje godine prane lulishtes mes presidences dhe kryesisë, apo diku pas stacionit te trenit, jane ide te cilat duhet te diskutohen, pasi ne kete forme i jep nje tjeter frymemarrje qytetit.
Projekti per ndertimin e nje teatrit dhe galerie brenda ambienteve te Piramides, ka ardhur edhe per te rivitalizuar bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe jeten sociale te qytetetareve.
Top Channel