Talenti shqiptar i pianos

19/11/2010 03:05

Një vajzë shqiptare 12 vjeçare po fiton çdo ditë famë si një pianiste e madhe në Itali.

Ajo po koleksion çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe edhe pse në këtë moshe, po ndjek me korespondencë konservatorin e Montavës, ku pritet të diplomohet së shpejti.

Pianistja 12 vjeçare, Gaja Sokoli mori pjesë në “Zecchino D’Oro”, festivali i tretë i muzikës për fëmijë që transmetohet çdo vit edhe në Eurovizion.

Talenti i vogëlushes është zbuluar rastësisht para 4 vjetësh nga një mesuese pianoje që vazhdon t’i japë mësim edhe sot.

Gaja jeton me familjen në Komo. Prindërit e saj kanë emigruar në Itali para se të lindte ajo. Megjithatë 12 vjeçarja është aq e lidhur me Shqipërinë sa kur ka shkuar në një konkurs ndërkombëtar në Nice ka ngritur flamurin shqiptar, si të përfaqësonte vendin e saj.

Dëshira më e madhe e Gajës është mbajtja e një koncerti në Shqipëri.

Top Channel