Meta: Kërkesa e opozitës për të dëmtuar integrimin
19/11/2010 12:25
Zëvendëskryeministri Ilir Meta kërkoi nga Partia Socialiste pendesë të thellë për veprimet e saj të deritanishme, pasi ai e konsideroi si zgjedhje të gabuar eksperimentimin me të ardhmen e qytetarëve.
Sipas Metës duket qartë se vetë opozita ka e bindur se kërkesa e saj për zgjedhjet ka qenë antikushtetuese dhe antiligjore.
“Eshtë bërë një kërkesë ultimative për të dëmtuar procesin e integrimit, liberalizimit të vizave dhe dëmtimit të statusit kandidat”, tha Meta.
Top Channel