Bulqizë, sherr ne gjimnaz, një i plagosur
19/11/2010 14:00
Sherr me thikë mes nxënësve në oborrin e shkollës së mesme të qytetit të Bulqizës. Për pasojë një prej gjimnazistëve ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të fundit i riu është cuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po merr në pyetje të gjithë gjimanzistët e përfshirë në këtë grindje, motivet e së cilët ende nuk dihen.
Top Channel