Aksion i Inspektoriatit Ndërtimor

19/11/2010 13:50

Inspektoriati ndërtimor zhvilloi një aksion për ndalimin e subjekteve që japin beton për ndërtime pa leje.

Sipas njoftimit, aksioni ka nisur prej një jave dhe u shtri në disa qytete, ku u has rezistencë nga disa subjekte të drejtuar nga persona publikë.

Inspektoriati sqaron se kompania 3D, e administruar nga kreu i bashkisë së Durrësit, ka kundërshtuar aksionin. Pavarësisht se kësaj kompanie i janë sekuestruar dy mjete, ka vijuar punën.

Top Channel