Tiranë, debat për fushën e gazetarisë

18/11/2010 21:15

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë është zhvilluar sot një konferencë për gazetarinë, ku merrnin pjesë pedagogë dhe gazetarë të njohur.

Të gjithë janë shprehur të mendimit se departamenti i Gazetarisë në këtë fakultet duhet të ketë mundësi të bëjë më shumë për formimin profesional të studentëve që zgjedhin këtë degë.

“Ne kemi një strategji që departamenti ynë të shkrihet brenda rrjetit të informacionit publik në Shqipëri. Të formosh gazetarë të rinj do të thotë t’i mësosh studentit se si të shprehet para se të dalë në terren. Gjithashtu, ai duhet të ketë mundësi të prekë kamerën me dorë”, ka deklaruar profesor Artan Fuga.

Top Channel