Rama: Qeveria nuk na armiqeson dot me qytetaret

18/11/2010 16:55

Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama ka inspektuar punimet në urën e re që po ndërtohet pranë Shkollës Teknologjike, e cila duhet të përfundojë para Vitit te Ri, me qëllim lehtësimin e trafikut në kryeqytet.

Rama e theksoi se kjo ure ishte pjese e projektit per ndertimin e Unazes se Re, projekt i cili u bllokua nga qeveria.

“Ne shkojmë përpara pavarësisht pengesave dhe bllokimeve që na rrisin pasionin për t’i bërë gjërat. Ne sigurisht që i realizojmë detyrat tona pavarësisht pengesave që hasim”, tha Rama.

Projekti per ndertimin e ures se re eshte financuar  me kredi te mare nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Ajo ka nje gjeresi 30 meter, dy kalime me gjeresi 11.5  meter secial, ndarje ne mes me gjeresi 1 meter dhe dy trotuare ne ane te saj me gjeresi 3 meter secili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA