Portugalia përmbys Spanjën 4-0

18/11/2010 10:00

Portugalia është hakmarrë ndaj Spanjës, që e kishte eleminuar në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke mundur kampionët e botës 4-0, edhe pse në një ndeshje miqësore.

Serinë e golave e ka hapur Carlos Martins në fund të pjesës së parë, i ndjekur nga Sergio Ramos, Helder Postiga dhe Hugo Almeida.

Cristiano Ronaldo ka dalë përpara përfundimit të ndeshjes pas një ndërhyrjeje të ashpër të Busquets, të Barças.

Top Channel