Koncesionet e naftës, PS akuzon qeverinë

18/11/2010 19:45

Opozita ka bërë publike në Kuvend fakte, që sipas saj, dëshmojnë se si qeveria i dha përmes një procesi tërësisht korruptiv kompanisë “Stream Oil” katër nga gjashtë vendburimet e naftës në vend.

Erjon Brace, që për këtë cështje thirri në interpelancë ministrin e Energjitikës, i është referuar dokumentave zyrtare për të provuar akuzat.

“Pikërisht, në këtë dokument të AKBN-së vihen në dukje tre elementë, që dhënia e lejes për këtë kompani ka qenë e paligjshme, që janë pezulluar lejet për 3 kompani të tjera dhe duke krahasuar ofertat, ajo e “Stream Oil” është më e ulëta”, ka deklaruar Brace.

Por ministri i Energjitikës, Ilir Meta tha se qeveria i është përmbajtur ligjit dhe nëse ka shkelje do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë.

“Legjislacioni në fushën e hidrokarbureve është njësoj si në të gjitha fushat e tjera. Gjithcka bëhet në bazë të parimeve të konfidencialitetit. Të gjithë ata që sipas zotit Brace kanë bërë shkelje të ligjit, kur të thirren në prokurori ta tregojnë atje”, ka deklaruar Meta.

Kompania “Stream Oil” ka marrë nga qeveria shqiptare të drejtën ekskluzive për të shfrytëzuar 4 nga 6 burimet e naftës në vend.

Kompania, që në faqen zyrtare figuron me seli në Kanada, ka përfaqësues të saj në Shqipëri Arjan Tartarin, partnerin e deputetes demokrate Albana Vokshi, që në kohën kur është dhënë licenca ka qenë në këshillin mbikqyrës të “Albpetrol”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA