Incidenti në Laçi-Besa, gjobitet Bizhdili

18/11/2010 00:40

Komisioni i Disiplines ka goditur sërish me dorë të fortë shkeljet e javës së 11-të të Superligës, ku më i diskutuari ka qenë incidenti në ndeshjen Laçi-Besa.

Presidenti i skuadrës së Kavajës është shoqëruar në polici pasi ka goditur gjyqtarin e takimit edhe pse më pas nuk e ka pranuar një gjë të tillë, por në bazë të relacioneve, presidenti i Besës, Shpëtim Bizhdili për sjellje jo korrekte ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 8 javë dhe 500 mijë lekë gjobë.

Edhe vonesa e fillimit të ndeshjes Bylisi-Shkumbini, për shkak të disa pretendimeve të drejtuesëve të skuadrës ballshiote, ka sjellë ndëshkimin e kësaj skuadre me 2 ndeshje pa tifozë dhe 300 mijë lekë gjobë.

Po me dy ndeshje dhe 100 mijë lekë gjobë është dënuar edhe zv.trajneri i Bylisit, Agim Meta për sjellje jokorrekte me zyrtarët e ndeshjes. E njëjta masë është marrë edhe për zyrtarin tjetër të këtij ekipi, Elidon Ferzaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA