Gumi: PD ka qenë e qartë për KLD-në

18/11/2010 21:55

Deputeti Viktor Gumi ka deklaruar se Partia Demokratike ka pasur një qendrim të qartë përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve të KLD-së.

“Qendrimi ynë për anëtarët e KLD-së ka qenë i qartë, 2.5 vjet mandat përtej mandatit kushtetues konsiderohet shkelje e mandatit. Prandaj duhet një zgjidhje”, ka pohuar Gumi.

“Duhet një kompetencë që të ushtrohet drejtpërsëdrejti. Konferenca Gjyqësore s’ka nevojë të presë një ligj të vecantë”, ka nënvizuar ai.

Më tej deputeti demokrat ka fajësuar opozitën, e cila sipas tij me kushtëzimet politike ka penguar miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, të mbështetur edhe nga SHBA.

“Ligji për Gjykatën Administrative është gati, është hartuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe me grupet e interesit. Edhe sa do të rrijë pezull në Parlament derisa të jetë kushtëzimi i opozitës?”, është shprehur Gumi.

Top Channel