Franca mposht Anglinë në “Wembley”

18/11/2010 02:30

Franca mposhti me rezulatin 2-1 në fushën e saj Anglinë e Fabio Capellos në ndeshjen miqësore të luajtur mbrëmjen e mërkurë.

Në ndeshjen e luajtur në Wembley “gjelat” kanë zhvilluar një lojë më të mirë duke gjetur dy herë rrjetën, fillimisht me Benzema në minutën e 16 e më pas me Valbuenën në minutën e 55.

Skuadra e “3 luanëve” ishte e pafuqishme për të reaguar përballë francezëve dhe gjejnë golin e ngushtimit të rezultatit vetëm në minutën e 86 me anë të Crouch.

Ndërkohë në derbin iberik, Portugalia ka shkatërruar kampionët e botës, Spanjën. Dy gola të Postigës, një i Martins dhe një tjetër i Almeidas vendosën fatin e këtij takimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA