
Një tjetër anije peshkimi është mbytur në kalatën lindore të portit të Durrësit duke vënë në rrezik sigurinë e lundrimit dhe nxjerr në pah nevojën e zhvendosjes se flotes se peshkimit nga ky port.
Pas motopeshkatores “Flab”, naten e kaluar eshte fundosur peshkarexha “Mati” e cila ishte e braktisur. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durres, Eduard Ndreu thote se pervec se jane nje pengese per operacionet portuale, nxjerrja e tyre ka dhe nje kosto mjaft te larte dhe zgjidhja e vetme eshte porti i peshkimit.
Situata ne kalaten lindore te portit paraqitet e renduar edhe per shkak te mjeteve te tjera lundruese te fundosura aty qe nga viti 1997, po kosto per nxjerrjen e tyre kap vleren e afro 1 milion eurove dhe po shihen mundesite ligjore per t’i dhene te drejten nje firme per t’i nxjerre dhe shfrytezuar ato per skrap. Nderkohe Autoriteti Portual ka te trasheguar dhe faturen financiare te zhvendosjes se anijeve te sekuestruara nga Antikontrabanda drejt portit te Raguzes 3 vjet me pare.
Top Channel