Defekti, kryeqyteti pa drita

18/11/2010 01:00

Prej rreth 24 orësh, lagje të tëra të kryeqytetit po furnizohen me energji elektrike me orar të kufizuar.

Sipas kompanisë së shpërndarjes, CEZ problemi është i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili ka defekt në njërën nga linjat e transmetimit që lidh hidrocentralin e Komanit me nenstacionin 220 kilovolt në Elbasan.

Kjo ka shkaktuar ulje të kapacitetit transmetues, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në furnizimin e Tiranës, pasi nënstacioni i Selitës punon me 40 përqind të kapacitetit të tij.

Sipas CEZ-it, kufizimet e detyruara në kryeqytet pritet të vazhdojnë edhe ditën e enjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA