Ushqime të rrezikshme në treg

17/11/2010 16:30

Konsumatori duhet të ketë kujdes kur blen në treg apo kur konsumon në lokale të ndryshme sallam, qofte të paketuara, koka qingji si dhe produkte të tjera ushqimore të cilat në të shumtën e rasteve, nuk shoqerohen me etiketën përkatëse, ku tregohen përbërësit apo afati i përdorimit.

2 muaj pas marrjes se kompetencave per sigurine ushqimore, Autoriteti Kombetar i Ushqimit u ben thirrje konsumatoreve te jene te kujdesshem, pasi produktet e lartpermendura, te ruajtura dhe te tregtuara ne kushte te papershtatshme mund te behen shkak per perhapjen e semundjeve te ndryshme.

“Ne kontrollet kane shume produkte qe jane te patiketuar ne shqip. Do te kerkonim nga ana e konsumatoreve qe te mos konsumojne ushqime te pakontrolluara. Ka mungese te higjienës personale, higjienës së ambientit, gjenden ushqime të skaduara”, tha Reart Kthupi, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Gjate kontrolleve te ushtruara nga Autoriteti i Kontrollit te Ushqimit  jane kapur produkte te tjera te paketuara si biskota, sallam, makarona, cokollata te skaduara te cilat me cmime me te uleta joshin konsumatorin.

Por produkte te tillla shpesh here tregtohen edhe neper supermakete te njohura ne Tirane, pa llogaritur me pas produkte te importit qe nuk shoqerohen me etiketen e perkthyer ne shqip

Autoriteteti i Ushqimeve ka sekuestruar 3 mije litra pije freskuese e vaj ulliri  jashte dates se skadences. Gjobat për  keto subjekte variojne nga 50 mije leke deri ne 900 mije leke, por ne keto raste ndeshkimi me i mire eshte refuzimi i konsumatorit per te blere te tilla produkte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA