Rama letër Topallit: Po bëni qesharak parlamentin

17/11/2010 14:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme të Komitetit Shtetëror për ngritjen e parlamentit të ri, por me anë të një letre dërguar drejtueses së takimit Jozefina Topalli, shpreh shqetësimin për mungesën e një rendi dite në punimet e komitetit.

“Lista e studiove projektuese nuk ka asnjë lidhje me Topallin dhe Berishën. Komiteti nuk ka kompetencë profesionale dhe sot në vitin 2010, ju po bëni qesharak parlamentin”, thuhet në letrën e Ramës.

Sipas tij, kryetarja Topalli nuk është në gjendje që të organizojë një procedurë rutinë konkursi, ndërsa kërkoi që të ketë reflektim mbi dënimin e madh ndaj institucionit të parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA