Moratti: Besim i plotë tek Benitez
17/11/2010 14:45
“Nuk do të merret asnjë vendim për trajnerin sepse kam shumë besim tek Benitez.”
Kështu është shprehur presidenti i Interit, Massimo Moratti, duke përgënjeshtruar zërat e një zëvendësimi të mundshëm të spanjollit me Rijkaard ose Leonardo.
“Projekti do të vazhdojë, Benitez nuk do të shkarkohet”, deklaroi Moratti.
“Sigurisht që një ndeshje si ajo e së dielës mund të më mërzisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të fillojmë një projekt tjetër me një trajner të ri”, përfundoi Moratti.
Top Channel