Miqësoret, risi tek Italia

17/11/2010 01:15

Duket se miqësorja ndaj Rumanisë do t’i shërbejë trajnerit të Italisë, Cesare Prandelli për të vënë në jetë disa ide të reja.

Në kombëtare vihen re dy emrat e rinj të thërritur posaçërisht për këtë miqësore, si Ledesma dhe Diamanti, lojtari i Breshias i rikthyer në Serinë A pas eksperiencës së hidhur tek West Ham. Ai do të luajë në mesfushë përkrah të rikthyerit Akuilani. Ndërkohë që sulmi pritet t’i besohet Rossit dhe Balotelit, që të dy lojtarë mjaft të rinj në moshë dhe që konsiderohen si e ardhmja e futbollit italian.

Suprizat nuk mungojnë as në prapavijë ku mbrojtja do të përbëhet nga Santon, Bonucci, Ranocchia dhe Balzaretti.

Sot luhen disa ndeshje të cilat edhe pse janë nën statusin e miqësoreve, tërheqin mjaft vëmendjen e publikut. Kështu në Doha luan Argjentina kundër Brazilit, në Wembley Anglia kundër Francës dhe derbi iberik mes Portugalisë dhe Spanjës.

Top Channel