Haxhinasto fton Papën në Shqipëri

17/11/2010 20:10

Takimi me Papa Benediktin e XVI mbylli vizitën dy ditore të ministrit shqiptar të Puneve të Jashtme Edmond Haxhinasto në Selinë e Shenjtë.

Shefi i diplomacisë së Tiranës, pasi i përcolli Shenjtërisë së tij vlerësimin për kontributin që po jep për paqen dhe dialogun në shkallë boterore, e ftoi sërish për një vizitë në Shqipëri. Nga ana e tij kreu i kishës katolike u shpreh se e sheh pozitivisht këtë ftesë, megjithë axhendën tepër të ngjeshur.

Gjatë vizitës ministri Haxhinasto takoi dhe Imzot Dominique Mambertì, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, pra homologun e tij të shtetit të Vatikanit. Temat e trajtuara ishin lidhjet mes dy shteteve, e në veçanti një sërë marrëveshjesh në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës.

Mendohet se ato do të arrihen gjatë vizitës së Imzot Mamberti në Tiranë që duket se do të zhvillohet vitin e ardhshëm e do të përkojë me 20 vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Ndërsa gjatë vizitës në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, ministri shqiptar u përgëzua edhe për liberalizimin e vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA