E majta në PE: Qeveria t’i përgjigjet ofertës

17/11/2010 15:10

Ardian Severin, zëvendespresidenti i grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian është shprehur në mbështetje të propozimeve të bëra nga Partia Socialiste e Shqiperise për zgjidhjen e ngercit politik në Shqipëri.

Severin e beri kete deklarate gjate mbledhjes se Komitetit te Internacionales Socialiste.

“Une mendoj se kemi nje deshire te sinqerte ta shohim Shqiperine plotesisht te integruar ne Bashkimin Europian dhe ne kuader te kesaj ne e mbeshtetem shume progres raportin e fundit qe u prezantua nga Komisioni Europian. Megjithate eshte absolutisht e qarte se megjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE, por megjithe kerkesat tona per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE, me gjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi, ne nuk mundemi thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike, perpara se te jene zbatuar plotesisht kriteret politike te Kopenhagenit, cka do te thote qe qeveria dhe opozita te punojne se bashku, te njohin rolet e tyre respektive ne nje demokraci. Ne nje demokraci qeveria nuk eshte gjithcka”, tha Severin.

Severin thote gjithashtu se opozita eshte nje institucion publik i nevojshem qe duhet respektuar. Dhe njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik.

“Propozimet e fundit, sugjerimet e bera nga socialistet shqiptare per te konsoliduar, ose per te arritur nje stabilitet te qendrueshem brenda vendit jane te mirepritura nga ne, pra mendoj jo vetem per socialistet dhe demokratet europiane por edhe per familjet kryesore politike ne Europe dhe ne kete moment presim pergjigjie positive nga qeveria shqiptare. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshem bie mbi qeverine shqiptare”, thote me tej Severin.

Severin thote se shpreson se pergjigjia do te jete pozitive dhe nisur nga kjo pergjigjie mund te punohet per te arritur nje stabilitet politik te mirefillte politik dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdoje me tej negociatat per te permbushur hapat dhe per te arritur standartet per futjen e vendit ne BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA