Durrës, pranga autorit të dy vrasjeve

17/11/2010 18:45

Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar pasditen e sotme shtetasin Hysen Shera, i akuzuar për dy vrasje të kryera pak ditë më parë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Shera dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasve Fatmir dhe Izmir Sula.

Sipas burimeve, dy personat në fjalë u ekzekutuan me armë zjarri më datë 9 nëntor, në zonën e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”.

Burimet shtojnë më tej se motivet e vrasjes së dyfishtë nuk dihen ende, por pritet që ato të zbardhen me marrjen në pyetje të të arrestuarit.

Top Channel