Capdevila më pranë Milanit

17/11/2010 15:55

Vazhdon kërkimi nga ana e Milanit për një mbrojtës të majtë. Përveçse Fabio Coentrao (portugezi i Benfikës është objektivi kryesor) nga Spanja vijnë zëra për Joan Capdevila-n.

E përditshmja spanjolle “Sport” pohon se mbrojtësi i majtë i Spanjës, kampione e botës, nuk do të rinovojë kontratën me Villarreal-in, që përfundon më qershorin e ardhshëm.

Barcelona dhe Reali i Madridit duket se nuk janë të interesuara për 33 vjeçarin, kështu që Milani do ishte një alternativë shumë e mirë për të.

Top Channel