Brazili, rikthehet Ronaldinho

17/11/2010 15:45

Rikthehet pas 18 muajsh në kombëtare Ronaldinho, pikërisht në derbin e Amerikës së Jugut, Brazil-Argjentinë, sfidë kjo që do luhet në Katar, në stadiumin “Halifa” me 50 mijë vende.

Miqësorja e fundit mes tyre e luajtur në një fushë neutrale është ajo e vitit 2006 në Londër e fituar 3-0 nga Selecao.

Sipas medjave botërore, sheikët arabë kanë paguar 4 milionë dollarë, për të patur pranë syve të tyre gjigandët e futbollit botëror.

Brazilianët të cilët pas largimit të Dungës drejtohen nga Mano Menezes, kanë një statistikë mjaft të mirë në përballjet direkte me argjentinasit, nuk kanë pësuar asnjë humbje në 6 ndeshjet e fundit.

Top Channel