Berisha: Oferta e Ramës, e vjetër

17/11/2010 14:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se oferta e kryetarit socialist Edi Rama është e vjetër.

Duke folur pas mbledhjes së komitetit për parlamentin e ri, shefi i qeverisë theksoi se oferta nuk ka asgjë konkrete, ndaj e ftoi opozitën që të sjellë propozimin e saj për zgjidhje në parlament.

Kryeministri ndër të tjera deklaroi se projekti për ndërtimin e parlamentit të ri aty ku sot ngrihet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, do të vazhdojë.

Top Channel