Berisha: Buxheti i rrugëve

17/11/2010 15:00

Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish diskutimeve për buxhetin në mbledhjen e qeverisë.

Duke e konsideruar atë si ndër të vetmit me rritje, jo vetëm në rajon, por edhe krahasuar me vendet e zhvilluara, Berisha u ndal tek investimet në infrastrukturë

“Buxheti perballon faturen e plote ndertimin e mijera kilometrave rruge. Do ndertojme mbi 2 mije kilometra rruge te reja, nder te cilat me kryesorja eshte Tiranë-Elbasan dhe Boshti i Jugut”, tha Berisha.

Por opozita në komisionin e ekonomisë i ka bërë një lexim tjetër shifrave të buxhetit. Erjon Brace tha se ndërtimi i rrugëve ekziston vetëm në propagandën e qeverisë dhe jo në shifrat e buxhetit

Opozita gjate nje debati tha se projektet per rruget jane vetem ne leter pasi ne projektbuxhet nuk jane parashikuar financime konkrete.

Për vitin 2011 qeveria shqiptare parashikon që investimet publike të jenë rreth 81 miliardë lekë, nga të cilat gati 33 miliardë do të shkojnë për investime në rrugët kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA