Vettel: Ky është vetëm fillimi

16/11/2010 15:20

Sebastian Vettel, kampioni i Botës në Formula 1, ndihet shumë i lumtur pas fitores së titullit në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi.

“Nuk kam pasur kohë mjaftueshëm për të menduar se çfarë ka ndodhur. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kam nevojë për kohë”, thotë Vettel.

“Fitimi i titullit botëror ishte një ëndërr që e kam pasur që fëmijë dhe kur e realizon do të thotë që ke hedhur një hap të madh përpara”, vazhdon gjermani.

Edhe pse e ka realizuar ëndrrën e tij, Vettel është akoma shumë i uritur: “Ky titull është vetëm fillimi, kam objektiva të tjera për të arritur dhe kam ende shumë motivim. Kush na njeh e di që ekipi do të punojë për të arritur edhe sezonin e ardhshëm sukseset e këtij viti. Duam të mbrojmë të dy titujt.”

Top Channel