Pires do transferohet tek Aston Villa

16/11/2010 18:15

Robert Pires, ish-lojtar i kombëtares franceze, do të nënshkruajë ditët e ardhshme një kontratë me klubin e Premier League, Aston Villa.

Pires, i cili ka luajtur më parë në kampionatin anglez me Arsenal dhe ka fituar dy tituj kampion me londinezët në 6 vjet, do të luajë për ekipin e drejtuar nga francezi Gerard Houllier.

Lajmin e bëri të ditur zëvedëstrajneri i Aston Villa, Gary McAllister.

Skocezi shtoi në faqen e internetit të klubit anglez se “Pires është një lojtar i shkëlqyer dhe se me siguri do të jetë në gjendje shumë të mirë kur të fillojë stërvitjen.”

Mesfushori 37-vjeçar ka bërë stërvitje me Arsenalin gjatë kësaj kohe, pasi sezonin e kaluar i përfundoi kontrata me ish-klubin e tij Villarreal dhe nuk gjeti ekip tjetër ku të luante.

Top Channel