Garrone: Nuk e fal Cassanon

16/11/2010 17:10

Presidenti i Sampdorias. Ricardo Garrone, është i gatshëm të heqë dorë nga Cassano në merkaton e janarit.

Kur u pyet nga gazetarët për një interesim të mundshëm të Real Madrid për fantazistin italian, Garrone u përgjigj: “Nëse presidenti i Real Madrid ka vlera etike të ngjashme me Cassanon, atëherë le ta marrë!”

Më tej ai konfirmon se talentin barez nuk do ta falë: “Njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë që të vazhdoj këtë linjë që po ndjek dhe mos të tërhiqem. Antonio është një djalë i zgjuar dhe i mirë dhe gjatë këtyre viteve ishte pjekur dhe kishte ndryshuar shumë. Por, ka momente kur nuk kontrollon dot inatin dhe bie pre e disa krizave të patolerueshme.”

Top Channel