Dr. Leite: Kaka’ është mirë

16/11/2010 16:05

“Kaka’ do jetë sërish lojtari më i mirë në Botë”, shprehet i bindur mjeku personal i futbollistit brazilian, Turibio Leite.

Fantazisti i Real Madrid ka munguar në fushat e blerta prej disa muajsh për shkak të një dëmtimi në gju, i cili e detyroi të operohej gushtin e kaluar.

“Kaka’ tashmë është mirë, ndodhet në fazën finale të rekuperimit të tij dhe po punon për tu rikthyer futbollisti më i mirë në Botë”, deklaroi mjeku për gazetën spanjolle ‘Marca’.

Top Channel