Dede: Tirana, radha e të rinjve

16/11/2010 00:30

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede i ftuar në emisionin sportiv në Top Channel, “Proçesi Sportiv” foli për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet skuadra bardheblu dhe për objektivat e së ardhmes.

Tekniku Dede la të kuptohej se Tirana duhet të bazohet tek të rinjtë dhe tek talentet që i nxjerr vetë. Ai vuri theksin tek vënia e sa më shumë hapësire në skuadrër për të rinjtë dhe e cilësoi të pafalshme mungesën e nxjerrjes së talenteve nga skuadra kryeqytetase.

“Është e pafalshme që një qytet me 1 milion banorë nxjerr një talent në 5 vjet ndërkohë që Shkodra me 150 mijë banorë nxjerr një ose dy talente për çdo vit”, tha Dede.

Trajneri bardheblu pranoi se problemet financiare ekzistojnë tek Tirana, por shtoi se ato do të tejkalohen.

Top Channel