Chelsea, krizë dëmtimesh në mbrojtje

16/11/2010 19:50

Chelsea ka probleme gjithmonë e më të mëdha me mbrojtjen.

Qendërmbrojtësi brazilian Alex do qëndrojë për tetë javë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Ndërsa më parë, kapiteni John Terry, deklaroi se kishte nevojë për ndihmën e mjekëve për shkak të një problemi nervor në këmbën e djathtë.

“Kam luajtur duke vuajtur që nga fundi i sezonit të kaluar, por nuk mund të vazhdoj dot më. Këmba më dhemb shumë”, u shpreh Terry

Më tej, kapiteni i Chelsea vazhdoi: “E di që të shtunën ndaj Birmingham nuk do mund të luaj. Më pas, nuk e di. Mund të qëndroj jashtë disa javë… ose disa muaj.”

Top Channel