Agolli: T’u japim kënaqësi tifozëve

16/11/2010 12:45

Ansi Agolli kërkon që Shqipëria t’u japë kënaqësi tifozëve në stadiumin “Skënderbeu”, në ndeshjen e parë që Kombëtarja do të luajë në Korçë.

“Duke qenë se Kombëtarja luan për herë të parë në Korçë, shpresoj dhe besoj se do t’u japim një sadisfaksion të madh këtyre tifozëve”, deklaroi 28-vjeçari.

“E kemi të qartë se ambienti do të jetë mjaft i mirë. Do të luajmë përballë një publiku të zjarrtë dhe do të kërkojmë që jo vetëm të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, por edhe të marrim rezultat pozitiv për të gjithë ata njerëz që do të jenë në mbështetje të Kombëtares”.

Për sa u takon afrimeve të reja në skuadër, Agolli shtoi: “Është e drejta e trajnerit që të afrojë dhe testojë lojtarë të rinj, apo disa prej futbollistëve që nuk kanë pasur hapësira. Ndeshja kundër Maqedonisë është një provë për të gjithë”.

Top Channel