Real këmbëngul për De Rossin

15/11/2010 11:45

Lojtari italian i Romës, Daniele de Rossi, është sërish në axhendën e spanjollëve të Real Madrid.

Në fund të sezonit të kaluar, mesfushori ishte në prag të transferimit tek ekipi meringues, por çmimi i lartë prej 40 milionë eurosh që kërkonte Roma për shitjen e tij u bë pengesa kryesore në mosrealizimine kalimit të tij në kampionatin spanjoll.

Tashmë, Real Madrid mund të përfitojë nga hapja e merkatos së dimrit për të paraqitur oferta të tjera, duke u nisur nga dëshira e lojtarit italian për të luajtur nën urdhrat e Mourinhos, i cili ka nevojë për të përforcuar mesfushën në rast mungese të Xabi Alonsos apo Sami Khedirës.

Të interesuar për De Rossin janë edhe londinezët e Chelsea.

Top Channel