F1, Montezemolo: Nuk jap dorëheqjen

15/11/2010 15:45

“Dorëheqja ime? Le të flasim për gjëra serioze…”. Kështu shprehet Luca Cordero di Montezemolo, në një intervistë të dhënë për të përditshmen online “affaritaliani.it”.

Në këtë mënyrë ai i përgjigjet deklaratave të ministrit Roberto Calderoli që dje në përfudim të Çmimit të Madh të Abu Dhabi, kishte kërkuar dorëheqjen e tij.

“Çdo deklaratë e tillë nuk zbeh aspak impenjimin e madh dhe aftësinë e burrave dhe grave të Ferrarit për të cilët jam krenar”, shtoi ai.

Top Channel