Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Citaku përjashtoi çdo mundësi diskutimi për statusin e Kosovës.

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki- Mun, zonja Citaku bëri të qartë se pas gjithë asaj që ka ndodhur në të kaluarën, pavarësia nuk është dhe nuk ka për të qenë më çështje diskutimi.

Çitaku vlerësoi se përkrahja ndërkombëtare është ende e nevojshme për të përmbushur kriteret për anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në seancë e mori fjalën dhe ambasadorja amerikane në OKB,  Rozmari Di Karlo, e cila e bëri të qartë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, pasi pavarësia është sipas saj një kapitull i mbyllur, e konfirmuar kjo edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Nisje sa më të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë kërkoi edhe shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA